5 Buke e 2 Peshq
5 Buke e 2 Peshq
Mirёseerdhёt nё faqen e internetit të 5 Buke e 2 Peshq
                                        Mirёseerdhёt nё faqen e internetit të 5 Buke e 2 Peshq
MISIONI

Qellimi perfundimtar i 5 Buke e 2 Peshq eshte; qe permes aktivitetit te saj, te shohim Ungjillin dhe Mbreterine e Perendise te preke dhe transformoje jeten frymore dhe sociale te cdo individi dhe familjeje Shqiptare brenda edhe jashte vendit!

BAZA BIBLIKE

Fondacioni e bazon vizionin dhe vlerat e tij per te sherbyer, sipas tre parimeve Biblike; "Dhembshuri, Sherbim, Ungjillizim" (Gjoni 6:1-15 Shumimi i bukeve dhe peshqve nga Jezusi.)

Sikurse djaloshi ne kete histori i ofroi Jezusit ate pak qe kishte, pese buke e dy peshq, dhe  perjetoi bashke me gjithe te tjeret mrekulline e Jezusit; ashtu edhe ne duam te nxisim veten edhe te tjeret qe t'i ofrojme Zotit tone ne menyre sakrikuese ate pak qe disponojme, duke e lejuar Ate qe te beje vepren e Tij te mrekullise, duke plotesuar cdo nevoje fizike dhe shpirterore!

SHERBIMI

Ky Fondacion eshte krijuar me deshiren dhe vullnetin e mire per t'i sherbyer Kishes Ungjillore Lokale ne Shqiperi dhe komuniteteve etnike me origjine dhe kulture Shqiptare! Fondacioni ka per qellim;  Te mbeshtese dhe promovoje projekte me natyre shendetesore, sociale, arsimore etj.; te cilat funksionojne per te luftuar varferine, diskriminimin dhe mungesen e mundesive.

 

Te jete partner i kishes lokale e cila ndihmon anetaret e saj, qe te rriten frymerisht dhe te mund t`i jape individeve ne nevoje mundesine per te zhvilluar alternativa  vete mbeshtetese permes inisiativave ne biznese te vogla! Te mbeshtese per trajnimin e drejtuesve te Kishave te Krishtera Ungjillore. Te ndihmoje individet ne nevoje per t'u pajisur me edukimin e nevojshem arsimor dhe profesional, i cili do u jape atyre me shume mundesi punesimi! Ne themel te veprimtarise se fondacionit qendron deklarata e besimit e Bashkesise Vellazeria Ungjillore Shqiptare.

 

Druckversion | Sitemap
© 5 Buke e 2 Peshq